75 Mall Live Search
18:40 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / AR

Princi Harry trondit fansat me pamjen e re

Princ Harry nuk njihet me paraqitjen e tij të fundit.

Ai u shfaq me kostum ngjyrë portokalli, me kapele të të njëjtës ngjyrë si dhe një palë syze të ngjashme, transmeton Indeksonline.

Kjo dukje e tij erdhi pasi nisi kauzën e lojës “Invictus”.

Pak ditë më parë, llogaria e bamirësisë në Twitter ndau një video të Harry-t me anëtarët e ekipit holandez, të lojrave të pesta vjetore Invictus, të cilat do të mbahen në Holandë muajin e ardhshëm.

Në fillim të telefonatës, Harry u kërkoi që ta ndihmonin të përmirësonte theksin e tij.

Para se të largoheshin nga video-chat, atletët i thanë atij “Përshëndetje Harry, mos harro kapelën tënde portokalli”./Indeksonline/