12:42 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Princi i Arabisë dëshiron të blejë skuadrën e madhe të Premierligës

Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dëshiron të bëhet me skuadër në Premierligë për të rivalizuar sheikun nga lindja e mesme që ka në drejtim Manchester Cityn.

Sipas mediave angleze, princi saudit është duke kërkuar të blejë skuadrën më të shtrejtë në botë, Manchester United, shkruan indeksonline.

Ai është një nga personat e rrallë që mund të paguaj shumën prej 3 miliardë eurosh, aq sa vlerësohet marka e United.

Megjithatë familja Glazer e ka përsëritur disa herë që nuk dëshiron të shesë klubin më të trofeshëm të Premierligës.

Avram Glazer do të jetë i pranishëm javën e ardhshme në Arabi Saudite ku do të marrë pjesë në një konferencë ekonomike.

Ai do të takohet edhe me princin, ku mund edhe të bisedojnë rreth klubit të Manchester United. /IndeksOnline/