Princi i Arabisë Saudite zotohet të “shfarojë” terroristët nga faqja e dheut
Princi i kurorave të Arabisë Saudite është zotuar se “do i heqë nga faqja e dheut gjithë terroristët”.
Këtë ai e tha gjatë takimit të parë të aleancës islamike kundër terrorizmit, ku morën pjesë zyrtarë nga 40 vende myslimane.
Princi Mohammed bin Salman i cili është gjithashtu ministër i mbrojtjes së Arabisë Saudite, u tha zyrtarëve në Rian se “në vitet e kaluara terrorizmi ka funksionuar në të gjitha vendet”, transmeton Indeksonline.
“Por, kjo mbaron sot, me këtë aleancë”, ka shtuar ai.
Ky samit është takimi i parë i ministrave të mbrojtjes dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të koalicionit kundër terrorizmit islamik./Indeksonline/