17:34 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / Blerim

Princi Philip do të qëndroj edhe disa ditë në spital, për shkak të infeksionit

Duka i Edinburgut po trajtohet ende në spital për shkak të një infeksion dhe nuk pritet të largohet nga spitali për disa ditë, ka thënë Pallati Buckingham.

Princi Philip, 99 vjeç, u shtrua në Spitalin e “Mbretit Edward VII” në Londër të Martën e kaluar si një masë paraprake pasi u ndje keq, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Ai është “i qetë dhe po i përgjigjet trajtimit”, kanë thënë nga pallati.
Earl of Wessex tha që babai i tij ishte “duke pritur me padurim” për të lënë spitalin dhe po ndihej shumë më mirë.

Pranimi i Princ Filipit në spital nuk kishte të bënte me koronavirusin.
Çifti, i cili festoi 73 vjetorin e martesës nëntorin e kaluar, kanë qenë duke kaluar mbyllje në Windsor Castle me një staf të vogël shtëpie.

Një burim i pallatit më parë tha se duka, i cili mbush 100 vjet në qershor, kishte shkuar në spital në Marylebone i pa ndihmuar.

Princi Philip ka marrë trajtim për kushte të ndryshme shëndetësore gjatë viteve, duke përfshirë një arterie koronare të bllokuar në vitin 2011./BBC/Indeksonline