Princi Philip sot feston ditëlindjen e 99-të

Buckingham Palace ka publikuar një fotografi të re të Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgh për të shënuar 99 vjetorin e lindjes së Dukës.
Princi Philip, i cili po feston sot ditëlindjen, ka qëndruar me Mbretëreshën në Kalanë Windsor gjatë mbylljes në periudhën e pandemisë Covid-19.

Për të shënuar këtë datë u publikua një fotografia e realizuar në tokat e kështjellës gjatë motit me diell javën e kaluar. Kjo është foto e parë publike e Dukës që kur u pa duke u larguar nga spitali në Londër në 24 dhjetor të vitit të kaluar.

Princi Filip kaloi katër net në Spitalin privat të Mbretit Edward VII në lidhje me një “gjendje para-ekzistuese”.
Princi Philip, i cili është martuar me Mbretëreshën për 72 vjet, rrallë herë është parë në publik pasi është pensionuar nga detyrat mbretërore në vitin 2017./Indeksonline/