Princi William dhe djali i tij festuan dhe vuajtën në finalen e Kampionatit Evropian

Princi George dhe Princi William përjetuan një miks emocionesh teksa shikonin finalen e Kampionatit Evropian 2024 midis Anglisë dhe Spanjës në stadiumin e Berlinit.
Trashëgimtari i fronit britanik dhe djali i tij kanë udhëtuar drejt kryeqytetit gjerman, ku kanë qenë dëshmitarë të humbjes 2-1 të “Tre Luanëve” ndaj Spanjës, transmeton Indeksonline.
This time it just wasn’t meant to be. We’re all still so proud of you. Onwards @England. W
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) July 14, 2024
Në pamjet nga tribuna shihen se si dy tifozët mbretërorë të futbollit brohorasin për ekipin e tyre dhe mbanin duart para fytyrës.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Princi William postoi në llogarinë zyrtare të Kensington Palace në Instagram, në të cilën ai shprehu ngushëllimet e tij për ekipin.
Në postim thotë: “Thjesht nuk ishte menduar të ishte këtë herë. Ne jemi ende shumë krenarë për ju. Përpara Anglisë. W.”/Indeksonline/
