Princi William nuk i mban emocionet, shpërthen në lot pas fitorës në finalen e Europa League-s
Princi William festoi fitoren e Aston Villës në finalen e Ligës së Evropës me një video emocionale që u bë shpejt virale në rrjetet sociale.
Mbreti i ardhshëm britanik nuk e fshehu kënaqësinë e tij pasi klubi i tij i preferuar fitoi trofeun e parë të madh në 30 vjet në Stamboll, transmeton Indeksonline.
Edhe pse e ndoqi ndeshjen nga tribuna, princi William harroi të përmbahej pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Kamerat e kapën atë dukshëm të emocionuar dhe me lot në sy, duke kërcyer nga gëzimi, duke shtrënguar grushtet dhe duke përqafuar miqtë e tij përreth tij.
Pranë princit ishte ulur Ben Dawes, i njohur si “Dawesey”, një mik i vjetër që shihet shpesh përkrah tij në ndeshjet e Aston Villas. Gjithashtu të pranishëm ishin Jake van Cutsem dhe babai i tij Edward van Cutsem, një bankier dhe një nga miqtë më të ngushtë të William që nga fëmijëria. Familja Van Cutsem ka qenë e afërt me familjen mbretërore britanike për dekada të tëra./Indeksonline/


