Princi William sulmon miliarderët Jeff Bezos dhe Elon Musk

Princ William ka hedhur akuza ndaj miliarderëve Jeff Bezos dhe Elon Musk për investimin e udhëtimeve në hapësirë në vend që të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës aktuale klimatike.
Në një fjalim para dy njerëzve më të pasur në botë ai tha se kemi nevojë për njohuritë më të mëdha në mbarë botën për të rregulluar planetin e jo për të gjetur planet tjetër për të jetuar, transmeton Indeksonline.
William dëshiron të përdorë ndikimin e tij për ta bërë botën një vend më të mirë për brezat e ardhshëm.
“Tani që kam fëmijët e mi dhe flas me prindërit e tjerë, unë kam filluar të shoh botën ndryshe. Unë dua që natyra dhe mjedisi në të cilin jam rritur të jenë të njëjtë për çdo fëmijë. Nëse nuk kemi kujdes, ne do t’ua prishim ardhmërinë fëmijëve tanë”, tha ai./Indeksonline/