Princit Philip do të përcillet me një Land Rover, nëpër mjediset e Kalasë së Windsorit

Arkivoli i Dukës së Edinburgut do të bartet nëpër mjediset e Kalasë së Windsor në një Land Rover të modifikuar që ai vetë e projektoi për këtë rast.
Princi Philip do të pushojë në një arkivol lisi anglez të përgatitur posaçërisht për të më shumë se 30 vjet më parë. Një arkëmort i njëjtë është përgatitur edhe për Mbretëreshën Elizabeth shkruan The Telegraph, transmeton Indeksonline.

Duka i Edinburgut do të dërgohet për në kishëzën e Shën Gjergjit në Windsor me anë të një fuoristrade Land Rover hibride të cilën ai e ka zhvilluar vetë me ndihmën e ushtrisë.
Funerali do të zhvillohet të shtunën në orën 15:00.

Pas një procesion të shkurtër në të cilën Princi Philip dhe anëtarë të lartë të familjes mbretërore do të ndjekë arkivolin në këmbë.
Mbretëresha nuk do të marrë pjesë në procesion.

Do të jetë një funeral “Royal”, si askush tjetër, por që i përmbahen udhëzimeve të Covid-19, duke mbajtur maska gjatë gjithë ceremonisë dhe duke ruajtur distancën shoqërore.
Një zëdhënës i Pallatit Buckingham konfirmoi se nuk do të ishte një rast shtetëror, në përputhje me dëshirat e Dukës, por një funeral ceremonial mbretëror në përputhje me funeralin e Nënës Mbretëreshë në 2002.

Madhështia e saj dha miratimin përfundimtar për planet, të cilat “pasqyrojnë shumë dëshirat personale të Dukës” i cili vdiq i qetë në shtëpinë e tij në Kalanë Windsor.
Vetëm 30 “vajtues”, që pritet të përfshijnë Mbretëreshën, fëmijët e Dukës, nipërit dhe mbesat dhe sekretarin e tij privat, do të marrin pjesë.
Varrimi do të bëhet tërësisht brenda ambienteve të Kalasë së Windsor, kjo vjen pasi Pallati dekurajoi punëtorët që të mblidheshin jashtë rezidencave mbretërore për të hedhur lule.