15:40 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prindër, mbani fëmijët larg shkumësve me ngjyrë

Shkumësit me ngjyrë të fëmijëve tuaj mund të mbajnë asbest, paralajmërojnë zyrtarët amerikanë.

Hulumtuesit gjetën gjurmë të mineraleve toksike në ngjyrat e disa markave që prodhojnë ato dhe toksina në të paktën tre produkte të tjera.

Azbesti është një kancerogjen i njohur që është fajësuar për mijëra raste të “mesothelioma”.

Vetëm tre vjet më parë, nivele të ulëta të substancës së dëmshme u gjetën në një, por tani edhe disa lloje të mëdha të shkumësve – duke përfshirë Crayola dhe Rose Art – paraqesin rrezik për fëmijët e vegjël.

Grupi për Hulumtime të Interesit të Publikut në SHBA (PIRG), i cili sapo ka lëshuar vlerësimin vjetor të sigurisë për lodrat dhe furnizimet shkollore, thotë se gjetja e azbestit në vetëm një markë shkumsash është progres – por disa baza të tjera mbrapa shkollës mund të jenë ende të pasigurta. /IndeksOnline/