75 Mall Live Search
21:51 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Prindër të papërgjegjshëm, fëmijët rrugëve të Prishtinës, qyteti në karantinë

Kosova si edhe shumë vende të botës, po përballet me virusin COVID-19, pandemi kjo e cila ndryshoi gjithë ritmin e jetës anembanë.

Teksa në Kosovë vetëm po rritet numri i të infektuarve, sonte u morë vendim që edhe kryeqyteti të shkojë në karantinë.

Por edhe para kësaj ishte funksionalizuar ‘ora policore’ nga ora 17:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Por disa fëmijë të mitur janë parë sonte duke shëtitur rrugëve të Prishtinës, saktësisht tek ‘Rruga B’, raporton Indeksonline.

Në këtë rast vërehet mungesa e përgjegjësisë familjare për t’u kujdesur që ata të qëndrojnë brenda dhe të kenë sa më larg mundësinë për t’u infektuarv me koronavirus, apo edhe për të shpërndarë atë virus tek të tjerët.

Por pasi të njëjtit vërejtën fotografin e Indeksonline, u larguan dhe ndaluan tek njëra prej lagjeve afër.

Nga sonte hyrje-daljet do të jenë të ndaluara në Prishtinë, në mënyrë që përfundimi i këtij virusi të ketë sa më pak pasoja./Indeksonline/