20:08 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prindërit depresiv, mund të jenë shkaktar i jetëgjatësisë së fëmijëve të tyre

Prindërit mund të jenë ata të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në miqësinë e fëmijëve.

Një studim i ri që ka hulumtuar se përse marrëdhëniet e fëmijëve ndryshojnë, ka gjetur se prindërit mund të një faktor kyç në këtë gjë.

Dhe kjo nënkupton se prindërit mund të kenë ndikim të keq në miqësinë e fëmijëve të tyre edhe pa bërë asgjë.

Hulumtimi i botuar në  Journal of Family Psikology, gjithashtu theksoi se fëmijët me prindërit e depresionuar klinikisht kanë një rrezik 104 për qind më të madh që fëmijët e tyre të prishin marrëdhëniet miqësore me shokët.

Studiuesit nga Florida testuar tre faktorë për këtë çështje: kontrollin e sjelljes siç janë mbikëqyrja dhe monitorimi, kontrolli psikologjik si shmangia dhe faji, dhe më në fund, ngrohtësia dhe dashuria.

Të dhënat e mbledhura nga 1 mijë e 523 fëmijë të bazuara në stilin prindëror të nënave dhe baballarëve të cilëve iu kërkua të bënin vet raportime të simptomave depresive.

Autorët e studimit parashikojnë se prindërit që tregojnë shenja pozitive ndaj fëmijëve të tyre, si ngrohtësia dhe dashuria, mund të përfundojnë duke u dhënë atyre aftësitë e nevojshme për të qenë individë i harmonishëm, duke tërhequr më shumë miq dhe duke qenë më popullor ose të pëlqyeshëm./Indeksonline/