Prindërit e Astrit Deharit dhurojnë gjak në përvjetorin e vdekjes së tij
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/avni-dehari-1333x1000_censored.jpg)
Prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari kanë dhuruar gjak në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, në 5-vjetorin e vdekjes së djalit të tyre.
Përderisa gjatë homazheve në nderim të tij, babai i Astritit ka kërkuar që nga Prokuroria që mos të zvarrisë rastet të tilla.
Astrit Dehari vdiq në Qendrën e paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit 2016.
Gjatë ditës, gjak ka dhuruar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në vazhdën e aktiviteteve të Lëvizjes Vetëvendosje për përvjetorin e Deharit