15:02 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Prindërit e Astrit Deharit në tubimin dëgjues të Albin Kurtit

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, po prezanton platformën e tij.

Pjesë e ceremonisë janë edhe prindërit e të ndjerit Astrit Dehari, babai Avniu dhe nëna Xhemilja.

Me pjesëmarrjen e tyre, prindërit e Deharit konfirmojnë mbështetjen e Kurtit në garën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje./Indeksonline/