75 Mall Live Search
08:51 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Prindërit e Astrit Deharit – Rexhep Selimit: Kjo ditë dyfish e rëndë për ne, do ta kujtojmë

Sot janë bërë 4 vite që nga vdekja e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Këtë ditë, Vetëvendosja e ka shënuar duke nisur me mëngjes homazhet te varri i ish-aktivistit Dehari.

Aty është parë edhe shefi i grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Selimi para nisjes nga Haga tha se asnjë zhvillim tjetër nuk e zbeh rëndësinë e kësaj dite, e se këtë vizitë e kishin planifikuar si grup parlamentar.

Prindërit e Astrit Deharit kanë pasur një porosi për Selimin para nisjes së tij në Hagë., raporton Gazeta Express.

“Ju pritë e mbara, kjo ditë dyfish do të jetë, do ta kujtojmë gjithë si përvjetor të Astrit dhe shkuarjen tënde. Nuk është e paqëllimtë kjo”, kanë thënë ata.