75 Mall Live Search
17:14 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / MSH

Prindërit e Astrit Deharit vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

Familja e Rexhep Selimit është vizituar nga prindërit e Astrit Deharit dhe kabineti i Kryeminstrit, më rastin e një vjetorit të shkuarjes së Selimit në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi, e cila ka ndarë një fotografi bashkë me musafirët e saj.

“Sot me rastin e njëvjetorit të shkuarjes së Rexhës për Hagë, na nderuan me vizitë prindërit e Astritit, zonja Xhemile dhe axha Avni së bashku me Kryministrin dhe të tjerët”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sot ka qenë edhe 5 vjetori i vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, vdekje kjo që ka ndodhur në rrethana të mistershme.