75 Mall Live Search
10:53 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prindërit i kërkojnë të martohet pët të pasur fëmijë, por reperi shqiptar synon ta fitojë “Grammy”-n

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi pas publikimit të albumit të ri ka filluar një tur botëror.

Derisa është tejet i angazhuar, reperi ka treguar për synimet e tij, që ka e që janë shumë të ndryshme nga ato çfarë prindërit e tij kërkojnë nga ai, shkruan Indeksonline.

Në një status në “Twitter”, Gashi ka treguar se prindërit kërkojnë nga ai që tashmë të martohet e të krijojë familje.

Por, ai ka ende synime në karrierë që dëshiron t’i realizoj.

“Prindërit e mi thonë se i kam bërë krenarë, por tashmë duhet të martohesh dhe të bësh fëmijë… por unë nuk e kam fituar ende një “Grammy”. Dhe nuk kam linjë time të veshjeve. Nuk kam linjë të atleteve. Nuk kam luajtur ende në një film…më duhet t’i lansoj së paku 10 albume”, ka shkruar Gashi./Indeksonline/

View this post on Instagram

2020

A post shared by GASHi (@gashi) on