23:12 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Prindërit paralajmërojnë për rrezikun e trendit të topave magnetikë që kanë hospitalizuar katër fëmijë

Doktorët kanë paralajmëruar prindërit për rreziqet që mund të përballen fëmijët e tyre nëse gëlltisin topa magnetikë.

Në kohën e fundit është vënë re trendi i vendosjes së topave të vegjël magnetikë në gojë nga fëmijët, pa konsideruar rrezikun që mund të shkaktohet nga gëlltitja e tyre.

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Stockport, ku katër fëmijë kanë gëlltitur topa të vegjël magnetikë dhe është nevojitur ndërhyrja e doktorëve të cilët përmes operimit kanë larguar topat magnetikë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ngjarja e tillë ka shtyrë doktorët që t’iu shkruajnë prindërve për rrezikun që shkaktojnë topat magnetikë në sistemin tretës dhe në zorrë.

Në kohën e fundit duket se është në trend tek fëmijët që të vendosin topa të vegjël magnetikë në gojë që të duket sikurse pirsing, mirëpo kjo gjë mund të jetë shumë e rrezikshme dhe madje fatale për jetën e fëmijëve, prandaj prindërit këshillohen që të jenë shumë më vigjilentë ndaj lojërave që aplikojnë fëmijët e tyre./Indeksonline/