20:12 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Prindërit qëndrojnë pas çdo suksesi të Taynas

Tayna ka arritur që brenda një kohe të shkurtër të jetë një prej artisteve më të suksesshme dhe më të kërkuara në tregun e muzikës shqiptare.

Ajo ka sjellur hite të një pas njëshme dhe është e pranishme pothuajse në secilin vend ku ka shqiptarë për të performuar, shkruan Indeksonline.

Për sukseset e saj, përveç adhuruesve i gëzohen më së shumti prindërit e saj, të cilën Taynan e kanë të vetmin fëmijë.

Së fundi reperja e njohur ishte në Londër për të mbajtur koncertet e radhës, ku si çdo herë salla ishte e stërmbushur me fansa të saj.

Këtë sukses Tayna e ka ndarë me babain e saj të cilit i ka dërguar video nga mbrëmja në Londër, që e bën të ndihet shumë krenar me vajzën e tij.

Rep-artistja ka publikuar një biseda private me të atin duke treguar se sa shumë e mbështesin dhe ata krenohen me të./Indeksonline/