75 Mall Live Search
22:32 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prindërit refuzojnë vaksinimin e foshnjës për shkak të bindjeve fetare

Çifti i krishterë Brian dhe Angela Bougher  kanë  paditur spitalin Silver Cross në Illinois pasi që stafi mjekësor i kishin marrë foshnjën e tyre, Glori për 12 orë pasi që prindërit kishin refuzuar vaksinimin me vitamin K për shkak të besimeve të tyre fetare.

Prindërit kishin qenë kundër vaksimin edhe para lindjes së foshnjës së tyre dhe për këtë kërkesë kishin njoftuar stafin e spitalit, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Boughers-ët janë pjesë e çifteve të tjera të cilat po ashtu kanë akuzuar spitalin për raste të ngjashme, pra vaksinim të foshnjëve.

Vaksina me vitamin K iu jepet të gjitha foshnjeve pasi që të posalindurit lindin me nivel të ulët të vitaminës dhe kjo lloj vaksine ndihmon qelizat e gjakut.

Qendra për Kontroll dhe Preventim të Sëmundjeve rekomandon që foshnjat e posalindura duhet ta marrin këtë lloj vaksine një orë pas lindjes./Indeksonline/