Prindërit vrasin foshnjën e posalindur, i vogli vdes nga plagët në këmbë, penis e kokë (Foto)
Prindërit Michael Osborne (22 vjeçar) dhe Marina Smyth (21 vjeçare) janë dënuar me nga tetë vite burg për vrasjen e fëmijës së tyre të posalindur.
Dyshja dyshohen se kanë malltretuar aq shumë foshnjën e tyre 19 ditësh duke e përplasur për toke, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.
Nga dhuna, prindërit i thyen këmbën djalit duke e tërhequr zvarrë për toke si dhe i shkaktuan lëndime vdekjeprurëse në penis e kokë.
Fillimisht, dy prindërit mohuan keqtrajtimin e bebes, por Gjykata e Lartë nuk dëgjoi arsyetimet e tyre kinse foshnja është lënduar vet.
Gjykatësi tha se dyshja mohuan të kenë lënduar të voglin fillimisht, por më vonë filluan të fajësojnë njëri-tjetrin. /Indeksonline/