75 Mall Live Search
09:30 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Prindi lë fëmijët në shtëpi, ata përfundojnë në spital, pas konsumimit të barnave

Një person në Graçanicë kishte lënë në shtëpi tre fëmijët e tij të moshës 7, 8 dhe 10 vjeç të cilët kishin përdorur një sasi të madhe barnash.

Për këtë arsye, ata ishin detyruar të merrnin ndihmë mjekësore në spital dhe ata vazhdojnë të jenë nën përkujdesjen e mjekëve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa prindi ngarkohet me veprën: “Shkelje e detyrimeve familjare”.