75 Mall Live Search
18:28 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / AR

Prindon Sadriu s’ka dhënë dorëheqje, e thotë MPJD

Prindon Sadriu nuk ka dhënë dorëheqje nga pozitat e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e kësaj ministrie, Qëndresa Fazliu.

“Prindon Sadriu nuk ka ofruar asnjëherë dorëheqje nga MPJD, lajmi është i pasaktë”, u shpreh Fazliu.

Kujtojmë që pak më parë qarkulluan lajmet se, Sadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij në MPJD.