Prioriteti i “Elliott”-it s’është Milani, por Lille

Milani mund të ndërrojë përsëri pronar gjatë verës.
Rosonerët janë në pronësi të fondit amerikan të investimeve “Elliott”, të cilët e morën klubin nga një grup kinezësh.
Megjithatë, “Elliott”-i duket se do ta shesë përsëri klubin te një pronar tjetër, shkruan Indeksonline.
Presidenti i Lillet, Gerard Lopez që është bashkëpronar te skuadra franceze, ka thënë se interesi i kompanisë italiane është të investojë tek ata dhe jo te Milani.
“Elliott financoi Milanin për ta shitur më pas një palë të tretë. Në vend të kësaj ai e financoi këtë klub për të filluar një program investimi tek lojtarët, duke krijuar vlera, duke shitur disa por duke i mbajtur të tjerët që të rriteshin Lille, duke besuar në mirësinë e modelit francez të biznesit. Lille bëri një fitim neto nga transferimet 200 milionë euro në dy vitet e kaluara. Nëse nuk jemi më të mirët në botë, ne jemi në 4-5 klubet më të mira“, ka thënë Lopezi. /IndeksOnline/