75 Mall Live Search
15:29 / E Hënë, 30 Maj 2022 / B O

Prishet aeroplani ku ndodhej Xherdan Shaqiri, qëndroi 40 minuta në ajër dhe në fund u kthye në pistë

Xherdan Shaqirit iu desht të qëndronte më gjatë në Çikago për shkak të një defekti të avionit kur po pritej të bashkohej me Zvicrën.

Shaqa u bë gati për udhëtim menjëherë pas ndeshjes ndaj Torontos.

30-vjeçari duhej të kishte fluturuar drejt Cyrihut të hënën mbrëma, ku do të kishte mbërritur në aeroportin e këtij qyteti.

Avioni ku ndodhej Shaqiri u desht të ulej pasi qëndroi 40 minuta në ajër.

Shaqa do të bashkohet me Zvicrën sot më vonë ose nesër në mëngjes.

Nuk dihet tani nëse shqiptari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Çekisë./Indeksonline/