10:07 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Prishet fejesa, ndahet çifti i njohur

Vetëm dy muaj ka zgjatur fejesa e çiftit të njohur, Demi Lovato e Max Ehrich. TMZ-ja ka konfirmuar se këngëtarja dhe aktori kanë ndërprerë raportet duke i dhënë fund lidhjes.

Fejesa e tyre kishte ndodhur dy muaj më parë në një moment romantik në Malibu.

Çifti thuhet se ka marrë vendimin me arsyetimin se kanë nevojë për t’u përqëndruar në karrierën e tyre personale, shkruan Indeksonline.

“Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin dhe gjithmonë do ta çmojnë kohën që kanë kaluar së bashku”, shkruan TMZ-ja, me një burim afër çiftit.

Demi kishte thënë se Maxi është njeriu i zemrës së saj dhe është në ekstazë për të krijuar një familje dhe jetë me të./Indeksonline/