75 Mall Live Search
13:11 / E Shtunë, 18 Prill 2026 / A

Prishet gypi kryesor i ujit në Shkabaj, mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Obiliqi e Kalabria

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se ka ndodhur një prishje në gypin kryesor furnizues, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të këtij defekti teknik, priten reduktime të furnizimit me ujë në disa zona, përfshirë Fushë-Kosovën, Obiliqin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë.

Autoritetet kompetente bëjnë të ditur se këto reduktime do të jenë të përkohshme dhe do të zgjasin nga ora 12:00 deri në orën 17:00, derisa ekipet përkatëse janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.