11:20 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / AR

Prishet miqësia e bukurosheve shqiptare?

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi prej shumë vitesh janë mikesha të ngushta.

Dy modelet jetojnë në SHBA ku dhe shpesh na kanë zbuluar detaje nga miqësia e tyre.

Mirëpo, duket se jo gjithçka po vazhdon si dikur, pasi në rrjetet sociale është vënë re një ftohje mes tyre.“Adrola dhe Xhesika nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram duke lënë të kuptohet se diçka mes tyre ka ndodhur.

Intervista e tyre e fundit e përbashkët ka qenë tre vjet më parë në “Shiko Kush Luan”, ku modelet folën me superlativa për njëra-tjetrën, por se çfarë ka ndodhur kohët e fundit mes tyre nuk dihet.