75 Mall Live Search
10:58 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / B O

Prishet miqësia mes Megi Pojanit dhe Noizyt, shkak Don Xhoni?

Reperi Noizy dhe modelja dhe aktorja shqiptare, Megi Pojani kanë prishur miqësinë.

Megi deklaroi për Noizyn disa herë se e ka ‘artist të preferuar’.

Dyshja, të cilët janë njohur si shokë të mirë, sipas Prive kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.

Pojani ishte prej shumë vitesh imazh i brendit të këngëtarit të njohur, ndërkohë që kanë ndërprerë marrëdhënien prej shumë kohësh.

Me një vëzhgim të vogël, të njëjtit shihet se nuk ndiqen më as në rrjetet e tyre sociale.

Megi madje ka qenë pjesë e klipit të këngës së re “Katile” të Don Xhonit, ndërkohë që ky i fundit tashmë njihet si rival i Noizyt.

Sidoqoftë, protagonistët nuk kanë komentuar e nuk kanë folur asnjëherë për këtë pjesë.