Prishet një gyp në rrugën “Azem Bejta”, uji “rreke” tash e 4 ditë

Banorët e rrugës “Haxhi Zeka” në Prishtinë tash e disa ditë janë duke pasur një problem tëjet shqetësues.
Një gyp furnizues me ujë është prishur diku në lagje, duke bërë kështu që uji të derdhet në menyrë të pakontrolluar.
Një nga banorët e kësaj rruge ka thënë për Indeksonline se një gjë e tillë nuk është aspak në rregull dhe se rastin e kanë lajmëruar edhe në Ujësjellës.
“Që katër ditë uji kurrë pa ndal. Ka prishje dikund, kerkush nuk del me rregullu. Shumë herë i kena thirrë ujësjellësin, por nuk po vijnë” ka thënë ai për Indeksonline.
Nga kujdestaria e KRU “Prishtina” deklaruan se prishja ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta”, e cila lidhet me rrugën “Haxhi Zeka”.
Sipas tyre, rasti është lajmëruar dhe se ekipi do të shkojë ta rregullojë.
“Rasti është i lajmëruar, kur të mujnë me mbërri kujdestaria shkojnë e rregullojnë.”/Indeksonline/