75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Prishet sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ende pa u mbushur dy vjet

Prishtina në verën e 2018-s ishte bërë me sheshin më të ri atë “Adem Jashari”.

I vendosur te përmendorja afër komunës së vjetër, ky ishte cilësuar si vend i përkryer për të mbajtur emrin e heroit, komandantit legjendar Adem Jashari, shkruan IndeksOnline.

Megjithëqë,  projekti për këtë shesh ka kushtuar 300 mijë euro, tashmë kanë filluar të dalin në pah edhe prishjet e para.

Në pjesë të caktuara të sheshit, pllakat e vendosura janë prishur dhe demoluar krejtësisht.

IndeksOnline ju sjell pamje: