19:48 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Prishet tubimi i LVV-së në një lagje të Mitrovicës/ Bahtiri: Përkrahësit tonë sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së

Kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka dështuar një tubim në lagjen Bair.

Kjo pasi disa persona besohet të kenë sulmuar përkrahësit e LVV-së dhe nuk kanë lejuar që ky tubim të mbahet, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj, ka reaguar Bahtiri duke akuzuar PDK-në se kanë organizuar prishjen e tubimit.

Postimi i plotë i Agim Bahtirit:

Ndjej keqardhje për përkrahësit tonë, që sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair, gjatë tubimit që po mbanim aty.

Duhet ta dijë i madh e i vogël se kjo kohë ka shkuar. Kurrë më nuk do të përsëritet.

Po ndihem keq që po i jepni këtë fytyrë qytetit tonë të qetë, por ju veç po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë. Jo PDK, kështu nuk bëhet debati e as fushata!

Unë do t’i dalë zot Mitrovicës si 8 vitet e fundit!