Prishi rendin dhe qetësinë në një kafiteri në Prizren, i njëjti përfundon në psikiatri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike në një kafiteri, duke kanosur më pas edhe zyrtarët policorë.
Njësitë policore tek i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një thikë, transmeton Indeksonline.
Të njëjtit i është ofruar edhe ndihma mjekësore dhe me sugjerimin e mjekut dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor./Indeksonline/