Prishi shoqërinë me Shqipen, Kaderi publikon një foto me këtë ish-banore, e quan “shoqe të ngushtë”
Natën e mbrëmshme është përfolur për ish-banoren e “BBVK” Kader Kicaj, e cila i ka dhënë fund miqësisë me Shqipe Hysenaj.
Por, duket se ajo i bëri “diss” me një postim në Instastory, shkruan Indeksonline.
Ajo publikoi një foto krahë Brikeyt, duke e shoqëruar me këngën “best friend” që në shqip i bie “shoqe e ngushtë”.
Nuk dihet se çka ka çuar te prishja e miqësisë, por një gjë shihet qartë: Kaderi qenka e lumtur dhe e përmbushur nga miqësia e Brikenës./Indeksonline/


