21:48 / E Diele, 11 Qershor 2023 / C E

Prishtina 01 e fiton titullin kampion në futsall, triumfon ndaj Liqenit

Prishtina 01 e ka fituar titullin kampion në futsallin kosovar.

Kryeqytetasit kanë triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Liqenit, takimin që përfundoi me rezultat 4 me 1.

Ishte një dominim nga Prishtina 01 pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, dominim ky që rezultoi me fitoren e madhe të titullit.

Prishtina 01 bëhet ekipi i tretë në histori të skuadrave të kryeqytetit që e fiton titullin kampion, pas Bambo Prishtinës dhe Mabetex Prishtinës.