Prishtina 01 fiton finalen e parë ndaj Liqenit

Skuadra nga kryeqyteti, FC Prishtina 01 e ka fituar ndeshjen e parë finale të play-offit në futsall, duke e mposhtur skuadrën e Liqenit.
Bardhekaltërit fituan pas vazhdmeve, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Liqeni e mbylli pjesën e parë me epërsi 1-0, derisa koha e rregullt u mbyll me barazim 1-1.
FC Prishtina 01 tashmë është një fitore larg për ta mbrojtur titullin e kampionit./IndeksOnline/