Prishtina 01 mëson kundërshtarët në Champions League

Pas sukseseve të viteve të fundit dhe ngritjes së vazhdueshme në arenën ndërkombëtare, FC Prishtina 01 e nis këtë edicion të UEFA Futsal Champions League nga Main Round – Path A, që u është rezervuar kampionëve të ligave më të forta evropiane.
Kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, është pjesë e Grupit 4, ku do të përballet me: Sporting CP (Portugali), Kairat Almaty (Kazakistan) dhe Novo Vrijeme Makarska (Kroaci).
Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 tetori deri më 2 nëntor 2025, në qytetin Makarska të Kroacisë.
