Prishtina 01 mëson kundërshtarin në UEFA Futsal Champions League
Skaudra kosovare, Prishtina 01 ka mësuar kundërshtarin e radhës në UEFA Futsal Champions League.
Klubi nga kryeqyteti do të përballet me Riga Futsal Club nga Letonia, shrkuan Indeksonline
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 nëntor, ndërsa përballja e kthimit më 5 dhjetor në Riga.
“Pas një faze historike në Main Round, ekipi ynë vazhdon rrugëtimin evropian mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit”, shkruhet në faqen e klubit


