Prishtina 01 vazhdon me rezultatet pozitive në Champions League
Kampionët tanë të futsallit vazhdojnë me rezultate pozitive në UEFA Futsal Champions League.
Në ndeshjen e parë të fazës së 16 më të mirëve të UEFA Futsal Champions League, Prishtina 01 ka treguar një tjetër paraqitje dinjitoze, duke barazuar 3:3 përballë kampiones së Letonisë, Riga FC në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Golat për Prishtinën 01 i shënuan Drilon Maxharraj (6’, 10’) dhe Ramadan Alaj (34’), derisa golat për Riga-n i shënuan Viktors Kuļepovs (19’), Daniel Airoso (32’) dhe Jose Marquardt (38’).
Tani gjithçka mbi kualifikimin në çerekfinale do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet më 5 dhjetor në Riga.
Njoftimi i plotë i FFK-së:

