15:15 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Prishtina 56 raste me të prekur nga COVID, pasohet nga Peja me 18 e Gjilani me 14 raste

IKSHPK sapo ka  publikuar raportin e saj të rregullt ditor ku ka paraqitur numrin e të prekurve me Covid, e që për 24 orët e fundit shënon numrin e 193 qytetarëve që kanë rezultuar pozitiv, raporton IndeksOnline.

Prej tyre, 56 vijnë nga komuna e Prishtinës, 18 nga komuna e Pejës, 14 nga ajo e Gjilanit e 13 nga komuna e Vushtrrisë.

Më poshtë e gjeni të plotë numrin e të infektuarve për secilën komunë:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog.