20:25 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Prishtina ankohet për Llapin: ‘Kërkonte penallti në çdo situatë brenda zonës së rreptësisë’

Skuadra e Prishtinës sot u ndal në Podujevë duke barazuar me Llapin 1:1.

Ky barazim bën që ‘bardh e kaltrit’ të bëjnë hap mbrapa në luftën për titull, transmeton Indeksonline.

Në raportin e ndeshjes të postuar në Facebook, Prishtina ka një kritikë për Llapin.

Sipas tyre, skuadra nga Podujeva ka kërkuar penallti në çdo situatë brenda zonës së rreptësisë.

“Krejt kjo bëri mos të kishte shumë aksione apo raste tjera të pastra shënimi” shkruante në raportin e ndeshjes të Prishtinës.

Për më shumë lexojeni të plotin: