75 Mall Live Search
18:02 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Prishtina anulon stërvitjet, kërkon nga lojtarët të qëndrojnë në shtëpi

FC Prishtina ka marrë vendim që të anuloj stërvitjet për ekipin e parë në mënyrë që lojtarët të mos ekspozohen ndaj sëmundjes.

Përmes një njoftimi, klubi nga kryeqyteti ka kërkuar nga futbollistët që të qëndrojnë në shtëpi gjatë kësaj kohe.

Ky është njoftimi i klubit:

Suspendohet procesi stërvitor i ekipit të parë

Futbollistët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre

Prishtinë, 15 mars 2020 – Pas anulimit të zhvillimit të ndeshjeve kampionale, FC Prishtina nuk do t’i mbaj më as procesin stërvitor me qëllimin e vetëm që t’i ruaj futbollistët nga rreziku i përhapjes së virusit.

Pezullimi i stërvitjeve do të vlej deri në njoftim të ri.