75 Mall Live Search
17:59 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / G T

Prishtina arrin fitoren e parë në sezonin e ri, fiton ndaj Ferizaj

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi kryeqytetas shënoi fitore 3:1 si mysafire e Ferizaj, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë, shkruan Indeksonline

Qysh në pjesën e parë skuadra mysafire tregoi se ka udhëtuar për tri pikë, ku shënoi dy gola me anë të Akinbule.

Golin e tretë për ekipin e Prishtinës e shënoi Muja në minutën e 77’të.

Kjo ishte fitorja e parë e Prishtinës këtë edicion të ri të garave në elitën e futbollit kosovar./Indeksonline/