Prishtina avancon 2:1 ndaj Trepçës
Sigal Prishtina ka fituar ndeshjen e tretë gjysmëfinale të Play-offit ndaj Trepçës me shifrat 87:71 (21:19, 29:22, 17:16, 20:14).
Tashmë prishtinasit avancojnë 2:1, ndërsa ndeshja e ardhshme zhvillohet të dielën në Mitrovicë.
Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.
Te vendasit u dalluan Both Gach me 23 pikë e pesë kërcime dhe Derrick Wilson me 16 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët u dallua Jamel Artis me 23 pikë e tetë kërcime.

