75 Mall Live Search
18:23 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / C E

PRISHTINA – BALLKANI, finalja e madhe e Kupës së Kosovës

Prishtina dhe Ballkani janë finalistët e sezonit 2019/20 të Kupës së Kosovës.

Prishtina eliminoi Drenicën me rezultat të përgjithshëm 6-2 derisa në ndeshjen e sotme fitoi me rezultat 2-3 në Skenderaj, shkruan Indeksonline.

Golat për Prishtinën i shënuan Abazi në minutën e 27-të, Krasniqi në minutën e 33-të dhe Bekteshi në minutën e 56-të.

Për Drenicën golat i realizuan Mulleci në minutën e 66-të dhe Kerim në minutën e 85-të.

Në ndeshjen tjetër Feronikeli dhe Ballkani barazuan me rezultat 1-1 por goli si mysafir ia siguroi suharekasve finalen.

Golin për Ballkanin e shënoi Daku në minutën e 27-të ndërsa për Niklin shënoi Harmon në minutën e 65-të. /IndeksOnline/