75 Mall Live Search
19:37 / E Diele, 04 Shtator 2022 / C E

Prishtina – Ballkani, formacionet zyrtare

Do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00 kryendeshja e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.

Në një stadium kur pritet të jenë të pranishëm rreth 11 mijë tifozë, skuadrat e Ismet Munishit dhe ajo e Ilir Dajës do të kërkojnë maksimumin e pikëve për të dhënë sinjalet e para se do të jenë kandidatë seriozë në luftën për titull të kampionit. 

Të dy trajnerët janë shprehur optimistë për rezultat pozitiv në këtë ndeshje, derisa grupi i tifozëve “Plisat” janë organizuar masivisht në mbështetje të skuadrës nga kryeqyteti. 

Formacionet zyrtare: 

Prishtina: Nika, Mici, Pllana, Kryeziu, Krasniqi, Bytyqi, Hamiti, Useini, Uka, Pefqeli, Gashi 

Ballkani: Frashëri, Kuç, Thaqi, Jashanica, Dellova, A.Thaqi, Emërllahu, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Rrahmani