75 Mall Live Search
16:31 / E Diele, 29 Gusht 2021 / OSH

Prishtina – Ballkani, formacionet zyrtare, debuton Erando Karabeci

Prishtina e pret Ballkanin në kryendeshjen e javës së dytë në Superligën e Kosovës, me fillim nga ora 17:00, në stadiumin Fadil Vokrri.

Trajneri i Prishtinës, Zekirja Ramadani, ka startuar me këta futbollistë: Haxho; Krasniqi, Atanda, Bekteshi, Mici; Boshnjaku, Karabeci, Shabani, Hoti; Kryeziu, John.

Ndërsa, Bekim Isufi i ka besuar kësaj përbërje: Frashëri; Thaqi, Hoxha, Sinani, Astrit Thaqi; Kuc, Gashi; Korenica, Baftiu, Krasniqi; Zeka.

Mesfushori Erando Karabeci, i cili u zyrtarizua ditë më parë tek kampioni në fuqi do të bëjë debutimin e tij sot.