14:30 / E Premte, 28 Shkurt 2020

Prishtina-Ballkani, statistikat midis dy ekipeve

Nesër nga ora 17:00 në “Fadil Vokrri” zhvillohet kryendeshja e javës 20-të ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, lider në klasifikim me 40 pikë deri sa Prishtina e treta me 37 pikë.

Ballkani është skuadra më e mirë si vendas ku nga 10 ndeshje i ka fituar 9 prej tyre dhe ka barazuar 1 herë, duke qenë e para edhe me shënimin e golave, 27. Kurse, Prishtina si vendase, me një ndeshje më pak se Ballkani, nga 9 prej tyre, i ka fituar 6, 1 barazim dhe 2 humbje duke e pasur e tretë më të mirë me vetëm 5 gola të pranuar, por bardhekaltrit janë skuadra më e mirë mysafire, si me pikë po ashtu edhe me pësimin e golave, vetëm 5, aq sa ka pranuar edhe Ballkani, por therandasit janë e dytë më e dobët e shënimit të golave si mysafir, vetëm 5, Dukagjini ka më së pakti, 4 gola të shënuar si mysafir.

Ballkani në superligë nga paslufta i ka vetëm 5 edicione dhe me Prishtinën është përball edhe me ndeshje kupe gjithsejtë në 10 takime. Prishtina ka 7 fitore, 1 barazim dhe 3 fitore të Ballkanit me goldallim +17, 22:5.

Përballjet pas luftës:

1999/00: Prishtina – Ballkani 6:1 (4:0) Osmani 2’, Tovërlani 11’,  Isufi 30’ 53’, M. Humolli 38’, Bunjaku 70’–Musli Bylykbashi 66’
Ballkani – Prishtina 0:3 (0:1) Fadil Berisha 13’, Sheremet Isufi 86’, Samet Zeqiri 88’
2010/11: Prishtina – Ballkani 3:0 (1:0) Suad Saliagiq 45’, Azem Ahmeti 53’, Faton Zejnullahu 78’ 
Rahovec: Ballkani – Prishtina 1:0 (0:0) Fillim Guraziu 57’
Rahovec: Ballkani – Prishtina 1:0 (1:0) Fillim Guraziu 6’ 
2014/15: Kupa Rr1: Prishtina – Ballkani 5:0 (4:0) Gentrit Begolli 16’, 19’, Liridon Latifi 27’, Driton Krasniqi 43’, Granit Begolli 70’
2018/19: Ballkani – Prishtina 1:1 (0:0) Blend Baftiu 70’ – Gauthier Mankenda 51’
Prishtina – Ballkani 2:0 (0:0) Marjo Morina 65’, Meriton Korenica 68’
Ballkani – Prishtina 0:2 (0:0) Meriton Korenica 73’, 87’
2019/20: Ballkani – Prishtina 1:0 (0:0) Blend Baftiu 56’

Nga futbollistët aktiv, për Prishtinën, nga 22 golat e shënuar, janë Korenica me 3 gola (1×2) dhe Mankenda me 1 gol, kurse te Ballkani nga 5 golat e shënuar, 2 i ka ish-futbollisti bardhekaltër, Baftiu.

Nga statistikat për trajner, ai prishtinas Dallku e ka vetëm 1 paraqitje, atë të edicionit të vjeshtës, duke u mundur në Therandë 1:0. Kurse, trajneri prishtinas në radhët e Ballkanit, Munishi, kundrejt Prishtinës ka 12 paraqitje dhe asnjë trajner tjetër, as Munishi nuk ka bilanc pozitiv me skuadrën nga kryeqendra, ka arritur 5 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje me goldallim -1, 7:8. E dhënë interesante është se Munishi kundër Prishtinës shumicën e rezultateve i ka me pak gola të shënuar dhe me rezultate të ngushta. Nga 12 takimet e tij me Prishtinën, janë arritur vetëm 3 rezultate – 2:1 dy herë (një fitore e një humbje), 1:0 – 9 herë (4 fitore e 5 humbje) dhe një herë pa gola, 0:0.

Mos i humb