Prishtina barazon në fund të pjesës së parë ndaj Llapit

Skuadra e Prishtinës ka shënuar golin e barazimit ndaj Llapit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Superligën e Kosovës.
Golin për 1:1 e shënoi Leonard Vitija në sekondat e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline
Kujtojmë që mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 33’të me golin e Ahmed Januzit.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/