75 Mall Live Search
15:37 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Prishtina barazon rezultatin ndaj Dritës

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës, në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e 72-të të ndeshjes me anë të sulmuesit Otto John.

John arriti të shënoj golin e barazimit me kokë, pas një gabimi të portierit vendas, Faton Malokut.

Që nga ardhja në janar tek Prishtina sulmuesi nigerian ka arritur të shënoj 6 gola për skuadrën nga kryeqyteti./IndeksOnline/